Ndërsa nga VMRO DPMNE vazhdojnë të mbajnë pres konferenca për Artan Grubin. Ata akuzojnë LSDM-në se kaloi një muaj nga ikja e Grubit, ndërsa partia e Filipces, siç thonë, nuk ka thënë asnjë fjalë për të. Deputeti Brane Petrushevski tha se nëse Venko Filipçe nuk gjen forcë të kërkojë falje për Grubin, LSDM-në do ta fundosë përfundimisht.
“Venko Filipçe nuk mund të dalë nga hija e Zaevit dhe Kovaçevskit, ende vazhdon t’i përmbahet politikave dhe koalicioneve të tyre kriminale. Venko Filipçe nuk pati guxim të kërkojë falje për Artan Grubin. Filipçe nuk gjeti forcë të kërkojë falje përse qeveria e LSDM-së, e cila drejtonte MPB-në, nuk ndërmori asgjë për vite me radhë për të ndaluar krimin e tij. Venko Filipçe dhe LSDM-ja e sotme ende e mbrojnë Artan Grubin dhe marrëveshjen e tij politike me Zaevin dhe Kovaçevskin”, tha Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.