Alsat 2019-06-30T13:38:01+02:00
VMRO-DPMNE-ja opozitare do të propozojë ligj të ri për Prokurorinë speciale publike. Në kumtesë për mediat, nga opozita maqedonase akuzojnë pushtetin aktual se ka dështuar në të gjitha sferat dhe këtë përpiqet ta mbulojë duke keqpërdorur institucionet e drejtësisë.
Sistemi juridik është i shkatërruar. VMRO-DPMNE do të propozojë ligj të ri për PSP-në i cili është në suaza të drejtësisë evropianedhe rekomandimeve të Gjykatës evropiane të drejtësisë. Institucionet e drejtësisë nuk guxon që të shfrytëzohen për hesape politike. Përgjegjësi për çdo institucion do të ketë. VMRO-DPMNE do taq kthejë shtetin e drejtë dhe sundimin e së drejtës. Pas fitores në zgjedhje nga ana e VMRO-DPMNE-së do të fillojë lirimi i Maqerdonisë nga ky regjim i vërtetë”-thonë nga VMRO-DPMNE./Alsat
Loading…



