VMRO-DPMNE akuzoi sërish partinë opozitare LSDM si fajtore për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE.
“LSDM-ja e ka fajin për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia, e zhytën vendin në krim për 7 vjet. LSDM gëzohet që Maqedonia ka ngecur. LSDM-ja punoi shumë që fillimisht të futej në të njëjtin kosh me Shqipërinë, e më pas të na kalojë Shqipëria. LSDM me vetëdije po punon që Maqedonia të mbetet e mbërthyer, duke filluar nga marrëveshjet e nënshkruara nga Zaev, duke përfunduar me krimin dhe korrupsionin që mbretëroi 7 vite me LSDM. Besimi 2% në drejtësi, shëndetësia dhe arsimi i shkatërruar, LSDM shkatërroi sistematikisht shtetin. Gëzimi i LSDM-së nuk do të zgjasë, Maqedonia po ecën përpara, me OBRM-PDUKM-në do të ketë transformim ekonomik, sundim të ligjit dhe prosperitet”, shkruan partia në pushtet.