BDI-ja ka humbur busullën dhe, e hutuar, nuk di çfarë po bën, kë po sulmon dhe kë po mbron. Mijallkovi u bë më i dashur për ta se sa komuniteti ndërkombëtar. VLEN me shqetësim po ndjek deklaratat e fundit të deputetit Zejd Rexhepi nga Fronti Evropian (FE), koalicion me BDI-në, të cilat përsëri synojnë të dëmtojnë besimin e shqiptarëve ndaj partnerëve tanë strategjikë perëndimorë. Me qëndrime të tilla, udhëheqësia e BDI-së dhe Fronti Evropian tregojnë se nuk dinë çfarë po bëjnë, se janë në konfuzion të plotë dhe se po i vendosin interesat e tyre personale dhe partiake përpara interesave strategjike të shqiptarëve dhe shtetit. VLEN i bën thirrje opinionit publik dhe anëtarësisë së BDI-së të reflektojnë nëse liderët e tyre, të cilët dukshëm vazhdojnë t’i konfrontojnë shqiptarët me partnerët tanë perëndimorë, meritojnë ende të udhëheqin partinë dhe të marrin pjesë në krijimin e së ardhmes së qytetarëve. Është koha për një distancim të qartë nga politikat e korruptuara dhe retorika antiperëndimore. Shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë liderë të sinqertë, politika të përgjegjshme dhe partneritet të fuqishëm me BE-në, NATO-n dhe gjithë komunitetin ndërkombëtar. BDI dhe FE po i largojnë shqiptarët nga aleatët perëndimorë. Qasjet që shprehin dyshime ndaj komunitetit ndërkombëtar tregojnë se BDI dhe Fronti Evropian qëllimisht po përpiqen t’i largojnë shqiptarët nga Perëndimi. Një retorikë e tillë është tepër e dëmshme dhe shkon kundër përpjekjeve disavjeçare të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, përfshirë shumicën e shqiptarëve, për anëtarësim dhe partneritet të ngushtë me BE-në dhe NATO-n. Akuzimi i komunitetit ndërkombëtar për skandalet e tyre kriminale është i pabazë. Është e pakuptueshme se si BDI dhe FE vazhdojnë të drejtojnë gishtin ndaj ambasadorëve dhe institucioneve të huaja, në vend që të përballen me dyshimet dhe faktet për skandalet e tyre korruptive. Kjo përpjekje për t’ia hedhur fajin të tjerëve është vetëm një dëshmi tjetër se udhëheqësia e BDI-së është në një hutim të thellë dhe se nuk ka kapacitet për të zgjidhur problemet e vërteta. Përgjegjësia personale e Artan Grubit po tentohet të relativizohet. Përpjekjet për ta paraqitur Artan Grubin si të pafajshëm për veprimet e tij, ndërsa fajësohen ambasadorët, janë kulmi i manipulimit. Kjo është një shembull klasik i shmangies së përgjegjësisë, duke nënvlerësuar publikun dhe anëtarësinë e BDI-së. Pretendimi se “Artani u dënua sepse i dëgjoi të tjerët” është kulmi i arrogancës së BDI-së dhe FE-së. Kjo tezë e BDI-së dhe FE-së, sipas së cilës përgjegjësia i takon të tjerëve (ambasadorëve, përfaqësuesve ndërkombëtarë, etj.) dhe jo vetë funksionarëve, është një përpjekje tjetër e dëshpëruar për justifikim.
BDI dhe FE vazhdojnë të japin deklarata të pakuptimta dhe kontradiktore për të mashtruar anëtarët e tyre dhe të gjithë opinionin publik.
Data 17.10.2025
Aktuale
- Reagimi i Kostovskit pas thirrjeve politike në xhami
- Punonjësit e “Bankers” në grevë urie për “Statusin e naftëtarit”, nga pozita ekonomike te garancia jetësore, ja çfarë parashikon ligji
- (VIDEO) MPB zgjedhjet në Maqedoni do t’i ndjek me dronë
- (VIDEO) Pezullohet greva e kontrollorëve të trafikut ajror
- GJKKO dënon me 10 vite burg Robert Myftarin për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal
- VLEN dhe AKI mbyllin fushatën në Çair: Mexhiti me vizion zhvillimi, Osmani premton “tërmet ndryshimesh”
- (VIDEO) Në Shkup përkujtohet gjenocidi çam
- FOTOLAJM/ Veteranët e UÇK-së protestojnë në Tiranë! Rreshtohen para bustit të Skënderbeut: Kush është trim, e kush është djalë, zot atdheut ka me i dalë