Krerët e VLEN-it, në konferencë për media, akuzuan BDI-në se qëllimin e vetëm tani e kanë shkaktimin e krizës politike për, siç thanë ata, t’i shpëtojnë të korruptuarit në radhët e tyre duke u munduar që qeveria teknike të zgjasë më shumë se 100 ditë përcjell SHENJA.
“Qëllimet e Ali Ahmetit ishin të qarta dhe VLEN e paralajmëroi opinionin që në momentin kur me kandidimin e Bujar Osmanit, BDI me paramendim e pamundësoi që Arben Taravari të hynte në raundin e dytë. Prandaj sot publikisht pyesim Ali Ahmetin: A është e vërtetë se ju u keni dhënë urdhër organizatave komunale që të organizojnë bojkot të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale edhe pse jeni takuar me Stevo Pendarovskin dhe I keni premtuar mbështetjen”, tha Izet Mexhiti, nga VLEN.
Mexhiti pyeti nëse këtë BDI e bën për të penguar formimin e shumicë së re, e cila në afat prej gjashtë muajve sipas tij, do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese.
Data 20.09.2026
Aktuale
- “Të ndryshëm, por bashkë”/ Pankartat në protestë, qytetarët: Fund pazareve, vota u takon qytetarëve
- Marshi paqësor i studentëve: Një thirrje për unitet dhe mbështetje për ish-krerët e UÇK-së
- Bletët, jetike për ekosistemin! Si mund t’i mbrojmë dhe disa fakte interesante për to
- Labinot Tahiri me mesazh për Hashim Thaçin: “Na fal President, që t’u mor padrejtësisht posti”
- Trump shpall krijimin e një Force të Re të Inteligjencës Artificiale
- Pajtim i papritur: Antoni Quni, Lumir Abdixhiku dhe Kujtim Shala në një fotografi të veçantë
- “Me arkivol në krah”/ 14 vite përplasje, denoncimi i 86-vjeçarit në “Tak Fak”: Komshiu i vuri fadromën rrugës! Më shkuli pemët dhe dëmtoi tokën
- Irani “ka marrë informacion” se SHBA ka vendosur të rifillojë sulmet, zotohet për kundërpërgjigje



