Sot, në seancën e Komisionit parlamentar për Punë dhe Politikë Sociale dhe Demografi, udhëheqësja e këtij Komisioni, deputetja e koalicionit VLEN, Imërlije Saliu, ua kujtoj edhe njëherë deputetëve të LSDM-së se kauza e tyre është e rrejshme dhe se këtë Ligj është ta miratojnë ata deri sa kanë qeverisur me BDI-në, parti që e ka votuar këtë propozim Ligj disa herë.
“Deputetja Saliu nga pozita e kryetares së Komisionit dëshmoi edhe njëherë pjekuri politike e legjislative me çka refuzoi ta fus në rend dite propozim Ligjin për branitellat. Sipas saj një veprim i tillë flet për shkelje ligjore sepse ky propozim nuk ka tani më kurrfarë baze ligjore.
Në Komision deputetëve të LSDM-së iu bë edhe njëherë me dije se ky Ligj nuk mund të kalon dhe kjo gjë ka marrë fund.
Prandaj, i bëjmë thirrje LSDM-së të reflektojë e të mos shkaktoj pengesë dhe bllokadë në Komision pasi këtu kalojnë çështje që janë të rëndësishme për qytetarët tanë. Deputetët janë zëri i qytetarëve dhe assesi nuk duhet të jenë bllokatorë të proceseve të rëndësishme për ta.
VLEN të vendosur, të pa luhatur, të përgatitur në përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes miratimit të ligjëve që bashkojnë dhe jo atyre që diskriminojnë e ndajnë qytetarët!”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Data 30.09.2026
Aktuale
- Aksion policor në Maqedoninë e Veriu, bastisje në 30 lokacione
- Sulmet izraelite vrasin një grua palestineze dhe plagosin pesë të tjerë në Gaza
- Pas sulmeve ruse në Ukrainë, Rumania dhe Polonia ngritën avionët luftarakë për të mbrojtur kufijtë ajror
- Ndryshimet në Kodin zgjedhor, përfaqësuesit e partive në takim konsultues me ministrin e Drejtësisë
- Marrëveshja historike për vetë-kontrollin e teknologjisë: Një hap drejt një të ardhme më të sigurt
- “Meshkujt me sugar mama”, Kaderi i bën ‘diss’ ish-të dashurit Lumbardhit pak ditë pasi u zbulua si ai është në lidhje me një milionere më të madhe në moshë
- Kushtetuesja paralajmëron Haxhiun për vonesën e seancës konstituive: Deputetët kanë mundësinë të veprojnë
- Dorëheqja e Vuçiqit: Një reflektim mbi autoritarizmin dhe ndikimin e BE-së në Serbi



