Nga koalicioni VLEN, kanë deklaruar se “BDI e listave të zeza dhe organizata kriminale për 20 vjet pushtet ka kapur dhe ngulfatur çdo institucion shtetëror”.
Sipas tyre Prokuroria abaziane e udhëhequr nga Islam Abazi i BDI-së non-grata, ka dhënë mendim pozitiv për amnistimin e organizatorëve të 27 prillit.
“E njëjta prokurori, pa asnjë përgjegjësi, më parë vendosi masa lehtësuese për të shpëtuar Ixhet Memetin dhe gjykatësin Naqe Gjeorgjiev. A është kjo drejtësia që shqiptarët meritojnë? Pyesim se kujt po i shërbejnë njerëzit e instaluar në gjykata e prokurori nga BDI nongrata.
Për 22 vjet, BDI-non grata ka mbajtur pushtetin me metodat më të ulëta, duke manipuluar dhe shfrytëzuar shqiptarët si mish për top, vetëm për të mbushur xhepat e tyre. Kjo bandë kriminale ka vjedhur, ka kërcënuar marrëdhëniet ndëretnike dhe ka destabilizuar vendin për të qëndruar në pushtet me çdo kusht!
SHBA-të e kanë thënë qartë – vula është vënë! BDI dhe gjyqësori kanë qenë një trup e një shpirt. Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti, për para, liruan nga burgu kryekriminelin Sasho Mijallkov. Në mënyrë spektakolare, ata bënë plane për kthimin e Nikolla Gruevskit në Shkup.
BDI është e gatshme të jep gjithçka vetëm për arsyen që të ketë një shkak për ta sulmuar VLEN-in. Jo, se kanë urrejtje për VLEN-in por se kanë filluar ta urrejnë veten në opozitë, parat e paligjshme u shkojnë shpejt e po përjetojnë panik nga zbrazja e arkave të tyre private të mbushura nga arka publike.
Këto raste janë dëshmi e qartë e mënyrës se si ka funksionuar oktapodi i krimit dhe korrupsionit në këtë shtet. Fillimisht mohojnë gjithçka, por kur provat bëhen të pamohueshme, del në skenë prokuroria “abaziane” për të shpëtuar miqtë e krimit dhe korrupsionit. Mjaft më! Populli është i lodhur nga padrejtësitë dhe nga shfrytëzimi i pafytyrë i shtetit për interesa personale. Koha për drejtësi dhe llogaridhënie është tani!”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Data 29.05.2025
Aktuale
- Dua Lipa dhe 300 artistë thirrje Mbretërisë së Bashkuar, të mos mbështesë gjenocidin në Gaza
- (VIDEO) Arsovska sulmoi Ganiun për ndërtimet ilegale, ai ia ktheu me mbeturina
- Dëshmia në GJKKO për “Plumbin e Artë”, Erion Alibej rrëfen atentatin që i mori jetën të vëllait: Shkova i pari në vendngjarje, në shtëpi më erdhën Çapjat, Bledar Muça më tha Suel Çela…
- (VIDEO) Mexhiti paralajmëron padi për Danellën: Më vjen keq për të, është bërë instrument i Blerimit
- Murtezani: Për herë të parë, 12 shqiptarë avancohen në pozita më të larta brenda Qeverisë në vetëm 10 muaj
- (VIDEO) Të punësuarit në Inspektoratin e Gjuhëve pesë muaj pa rroga
- Si u përgatit atentati ndaj Kevi Bahos dhe përplasja me grupin rival, zbardhet dëshmia e Erion Alibejt në GJKKO
- Revolucioni i superlaserëve që transformon internetin: Shpejtësi 10 herë më të madhe