Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se falë politikave të gabuara dhe të papërgjegjshme të BDI-së lojërat e fatit kanë hyrë në çdo shtëpi përmes internetit, duke thelluar edhe më shumë dëmet sociale dhe ekonomike nga objektet e kazinove që janë të pranishme në çdo cep.
“Me justifikimin nga Komisioni legjislativ dhe juridik të kërkesës sonë për intepretim autentik të Ligjit për Lojërat e Fatit, jemi një hap më afër vërtetimit të asaj që e kemi thënë çdo herë si koalicion VLEN, se nuk do të lejojmë që për interesa personale dhe afariste të disa individëve të prishet gjithë shoqëria. A jemi për zhdukjen e plotë të kësaj sëmundje?
Absolutisht PO!. Megjithatë BDI dhe satelitët e saj duke krijuar stërkëmbeza në sistem, po e vonojnë përballjen e plotë me këtë sëmundje shoqërore”, deklaroi Fari Hiseni nga VLEN.
Ai ka shtuar se BDI-ja vepron si një organizatë kriminale, e cila, sipas tij, për të mbrojtur ish-funksionarët e saj të korruptuar, mendon në mënyrë destruktive.
“Ne kemi kohë që pohojmë se ideja e tyre është t’i bëjnë shqiptarët pengje në përpjekje për të shmangur përgjegjësinë gjyqësore për plaçkitjen që i kanë bërë popullit gjatë 22 viteve të regjimit të tyre. Prandaj, për sa kohë që nuk reformohen në mënyrë programore dhe kadrovike, ata nuk do të mund të jenë një konkurrencë reale politike.
Shqiptarët nuk do të lejojnë që kjo udhëheqje e kriminalizuar e BDI-së t’i nënvlerësojë ata. Ata e dinë se Ahmeti, Grubi, Osmani, Merko, Bekteshi dhe kompania e tyre nuk kanë aspak interes për Marrëveshjen e Ohrit, por kujdesen vetëm për kapitalin e tyre të fituar në mënyrë të paligjshme”, ka deklaruar më tej Hiseni.
Data 01.04.2026
Aktuale
- Taha Abdurrahman: Arkitekti i modernitetit etik dhe besnikëria ndaj vetvetes
- Ulet numri i nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni
- Komisioni i Venecias: Të drejtat gjuhësore duhen zbatuar, jo vetëm premtuar
- Saveski për mundësinë e ndryshimit të akuzës për Koçanin: Duhet të ketë prova, jo vetëm kërkesë nga dikush
- Siljanovska: Do ta analizoj Ligjin për Bankën Popullore, më pas do të vendos nëse do të inicioj shkarkim të Sllaveskit
- Misteri i Enton Janushit, si u rrëmbye dhe u vra pas masakrës në Hollandë! Lidhja me vëllezërit Tola, zbardhet skema dhe zhdukjes dhe ekzekutimit 11 vite më parë
- “Do dal, kur të kthehem do ju shkruaj!”- U rrëmbye dhe u torturua për vdekje, zbardhet emri i këngëtarit të zhdukur 11 vjet më parë! Çfarë dëshmuan babai dhe e dashura?
- Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe vrasja e Andi Malokut, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën


