Koalicioni VLEN mbrëmë ka qëndruar në qytetin e Gostivarit. Nga ky koalicion, thonë se tubimi ka dëshmuar se Gostivari ka vendosur për një drejtim të ri, pas tetë viteve qeverisje të dështiar.
“Atmosfera e zjarrtë, brohoritjet dhe flamujt në duart e qytetarëve ishin shenjë e qartë se ndryshimi tashmë ka filluar.
Programi i VLEN-it për Gostivarin sjell infrastrukturë moderne, transport të qëndrueshëm, ujësjellës dhe kanalizim funksional, me qëllim që çdo shtëpi të ketë kushte të denja për jetesë. Po ashtu, theksi vendoset në arsim cilësor, rini aktive dhe mjedis të pastër e të gjelbër, ku Gostivari do të jetë shembull i një qyteti që merr frymë lirshëm.
Tubimi i sontëm konfirmoi fuqinë e lëvizjes qytetare që po bashkon Gostivarin nën një ideal të vetëm, ndryshimin e vërtetë me Sebaudin Dautin.
Më 19 tetor, Gostivari do të flasë me NJË ZË, zërin e guximit, të shpresës dhe të së ardhmes që fillon me VLEN”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 14.10.2025
Aktuale
- VLEN: Gostivari më 19 tetor do të flasë me NJË ZË
- “E vrau” dhe e gjobiti! Shteti kërkon 4 milionë € tatim-fitimi nga “Prestige Resort” që e hodhi në erë 3 vjet më parë
- Kodi i ri Penal, prokurori Çela rendit problematikat: Asnjë prokuror s’është në gjendje të bëjë një analizë! Teknika e dispozitave s’ është në lartësinë e duhur
- Ambasadorët Meidani dhe Qehaja festojnë me shqiponjë fitoret e kombëtareve në futboll
- Edhe një viktimë nga zjarri në Koçan, humb jetën këngëtari “Panço”
- Vazhdon hyrja e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës pas armëpushimit
- Dëmtim i materialit zgjedhor në Negotinë, policia heton rastin
- Trump: Presidenti Erdoğan mund të ndihmojë në përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë