Koalicioni VLEN i ka reaguar BDI-së, pasi ata gjatë ditës në një komunikatë për media deklaruan se pas hyrjes së tyre në qeveri shqiptarët u përjashtuan nga NATO.
Nga VLEN thonë se BDI në vend që të punojë për reformimin e saj, merret me shpërndarjen e lajmeve të rrejshme.
“Asgjë nuk varet më prej tyre, e aq më pak se kush do të udhëtojë në SHBA dhe me kë do të takohet. Nëse do të kishin informacion më kohë nga partneret e tyre strategjikë, nuk do të turpëroheshin kështu. Por, kjo flet për kredibilitetin e tyre për të folur në emër të shqiptarëve. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, si bartës i detyrës më të lartë shtetërore në pushtetin legjislativ, e ka agjendën e tij në Uashington, e cila organizohet që nga dita e zgjedhjes së tij. Neve na vjen keq që BDI-ja ka zgjedhur metoda shumë të gabuara për të krijuar pakënaqësi te shqiptarët. Megjithatë, ne e dimë pse po i trillojnë këto përralla për, gjoja, reduktimin e përfaqësimit të shqiptarëve. Ata përpiqen që kështu t’i fshehin gjurmët e mëkateve të tyre. Por, ata ende ia kanë borxh opinionit përgjigjen se pse i kanë ofruar Mickoskit të hyjmë në qeveri në vend të VLEN-it me katër ministra, pa kryetarin e Kuvendit së bashku me garancinë se zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm do t’i lejojnë kandidatët e tij maqedonas të bëhen kryetarë të komunave të Kërçovës dhe Strugës?!”, thuhet në reagimin e VLEN-it
Data 30.06.2025
Aktuale
- BQK dhe AKI: Një hapi i ri në forcimin e sigurisë financiare për Kosovën
- Microsoft anulon fjalëkalimet: Çfarë duhet të dini për këtë ndryshim revolucionar
- Në kërkim prej 1 viti për sherrin me shkopinj bejsbolli dhe armë! Arrestohet 28-vjeçari (EMRI)
- A do t’i heqë DASH “non gratën” Berishës? Flet ish-zyrtari i lartë i SHBA: Programi i sanksioneve ka disa probleme kyçe! Kreu i PD u ndëshkua pa prova
- Doktor Art Zylbeari zgjidhet kryetar i FR-BDI për Tetovën
- Aksion antidrogë në Strumicë
- “Mbi 6 mijë vende të lira pune”-Blendi Gonxhja tregon hapat si bëhen aplikimet: Qindra pozicione të disponueshme për të gjitha nivelet arsimore
- Në Shkup mblidhen liderët e BE-së dhe BP-së