Çdo vit, më 2 Maj, banorët e fshatit Sllupçan dhe më gjerë përkujtojnë një nga datat më të rëndësishme në historinë e re të kësaj zone, ditën kur kjo zonë u shpallë e lirë pas konfliktit të armatosur të vitit 2001. Kjo datë përfaqëson jo vetëm fundin e një periudhe të vështirë për qytetarët, por edhe fillimin e një kapitulli të ri, të mbushur me shpresë, angazhim për paqe dhe përpjekje për zhvillim të qëndrueshëm.
Pas muajsh tensioni dhe sakrifice, 2 Maji u bë simbol i qëndresës dhe vendosmërisë për të jetuar me dinjitet në tokën e vet për secilin banor pa kurrfarë dallimi në përkatësi etnike apo fetare. Në këtë ditë, organizohen aktivitete përkujtimore, tubime popullore dhe homazhe për të nderuar ata që sakrifikuan për lirinë dhe të ardhmen e këtij vendi. Për shumëkënd, 2 Maji nuk është vetëm një ngjarje historike, por një moment reflektimi dhe bashkimi.
Data 2 Maj është më shumë se një përvjetor, është një amanet. Është dita që i rikujton brezave të rinj për gjakun e derdhur, për nënat që dhanë djemt e tyre për barazi e drejtësi, për dëshmorët që lanë pas emrin e tyre të shkruar në pllakatat e përjetësisë.
Sot, është një ditë kur dhembja kthehet në forcë, dhe kujtimi në angazhim për të mos harruar kurrë. Kjo zonë mbetet vendi ku historia flet, dhe ku 2 Maji vazhdon të jetë një datë e rëndësishme për gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, si dhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.
Si VLEN në angazhimin tonë udhëhiqemi nga dy parime drejtësi dhe barazi për të gjithë!
Data 29.09.2026
Aktuale
- Pas avarisë në ‘Nova Makedonija’, Qeveria rekomandon punë nga shtëpia
- OBSH: Rastet dhe vdekjet nga Ebola bien në RD të Kongos, por transmetimi mbetet i lartë
- BDI-Dibër: Kur do të funksionalizohet One Stop Shop në Bllatë?
- Ish-deputetja bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë
- Tensionet politike rreth ligjit për Gjykatën Speciale: PDK dhe LVV në përplasje për Presidentin
- “Skandali i SHISH tregon rënien e shtetit”, Dritan Demiraj: Aleatët janë skandalizuar! Rama tentoi të takonte figura të larta në SHBA kundrejt shumave marramendëse!
- SpaceX niset drejt një fluturimi revolucionar me Starship
- Klekovski: Shqyrtojmë zgjidhje të reja për mungesën e terminëve mjekësore



