Liderët nga vendet përgjatë së ashtuquajturës ”rruga ballkanike” e migrantëve do të mblidhen sot në Vjenë për të diskutuar mbi mënyrat sesi të mbrojnë më mirë kuÞjtë e jashtëm të BE-së. Kancelari austriak, Christian Kern ka ftuar gjithashtu kryeministrin grek, Aleksis Cipras dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel që përfaqësojnë dy pikat kryesore të hyrjes dhe të destinacionit evropian për refugjatët dhe migrantët. Përveç kësaj, kancelari austriak i socialdemokrateve kërkon të rrisë ndihmën për refugjatët dhe migrantët në rajonet e tyre të origjinës.
“Asnjë nuk mund të jetë i kënaqur me shpejtësinë apo progresin me të cilën këto çështje po trajtohen”, tha Kern para bisedimeve.
“Samiti mendohet të jetë një hap në drejtimin e duhur dhe të ndihmojë në krijimin e presionit për të gjetur sa më shpejt zgjidhje të përbashkëta për këto çështje”, shtoi ai. Shkurtin e kaluar, në takimin e po këtij formati, organizuar sërish nëVjenë, liderët e Ballkanit dhe Austria vendosën të mbyllin të ashtuquajturën ”rruga ballkanike”. Greqia dhe Gjermania, që nuk morën pjesë në takim, shprehën hapur pakënaqësinë e tyre. Athina i la migrantët në mëshirë të fatit në kufirin verior të Greqisë, ndërkohë që Berlini paralajmëroi se mbyllja e kufijve nuk ishte përgjigjja për krizën e migrantëve. Sidoqoftë, hapat e ndërmarrë nga vendet e Ballkanit çuan në reduktimin e migrantëve. Politikat e ashpra të Hungarisë kufizuan ndjeshëm mbërritjet e migrantëve në Evropën
Perëndimore. Përveç Austrisë, Gjermanisë dhe Turqisë, takimi i Vjenës përfshin edhe përfaqësuesit nga Maqedonia, Serbia, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria, Rumania dhe Hungaria. Në takim do të jetë i pranishëm edhe eurokomisioneri për Migrimin, Dhimitris Avramopulos.
Data 18.03.2026
Aktuale
- Gjykata në Tetovë refuzon kërkesën e Selës, pranon ndryshimet e Taravarit në ASH
- Gara për kreun e Policisë së Shtetit pas shkarkimit të Ilir Prodës, ja kur do të zhvillohen intervistat për 14 kandidatët
- Gjykata Kushtetuese: Pendarovski dha informacione të pasakta për Ligjin e Gjuhëve
- Akuza për politizim të protestës, VMRO-DPMNE: LSDM dhe LSM po humbin mbështetjen
- Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria thirrje qeverisë: Të hartohet një paketë fiskale lehtësuese për të ndihmuar qytetarët!
- Bujqit paralajmërojnë rritje të çmimeve, Ministria e Bujqësisë e ndjek situatën dhe nëse ka nevojë do të reagojë me masa konkrete
- Pa patentë në timon, arrestohet 32-vjeçari nga fshati Llacë
- Afera me inceneratorët, SPAK dërgon për gjykim ish zv kryeministrin Arben Ahmetaj, dy biznesmenët Mërtiri e Zoto dhe të tjerët

