Pas incidentit tronditës që ndodhi gjatë transmetimit live të Big Brother VIP Albania, ku konkurrenti Jozi goditi fizikisht Gjestin në një moment të papritur dhe të paprecedentë, reagimet e opinionit publik, figurave të njohura dhe fansave nuk kanë munguar.
Pamjet e dhunës u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar zemërim të madh në publik.
Gjestit, një nga konkurrentët më të dashur të këtij edicioni, i është dhënë përkrahje e gjerë nga figura të njohura të estradës, por edhe nga ndjekësit anembanë botës.
Një ndër reagimet më të ndjera dhe të fuqishme është ai i publikuar në profilin zyrtar të Gjestit, ku shprehet dhimbja, por edhe krenaria për mënyrën si Gjesti reagoi përballë dhunës.
Reagimi i plotë plotë:
“Ende jemi të tronditur dhe me një dhimbje shumë të madhe në zemër nga ajo që ndodhi mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP.
Pamjet e dhunës fizike ndaj Gjestit ishin të vështira për t’u parë. Dhe akoma më të vështira për t’u përjetuar si njerëz që e njohim, e duam dhe që e dimë sa zemërmirë dhe i pastër është.
Askush nuk meriton të dhunohet – as brenda një loje, as jashtë saj.
Gjesti hyri në atë shtëpi me respekt, me edukatë dhe me zemrën plot mirësi. Nuk e meritoi kurrë një përballje të tillë të dhunshme.
Dhimbja që ndjejmë është e madhe, por jemi krenarë për të.
Krenarë që edhe në atë moment, zgjodhi të mos reagojë me dhunë.
Krenarë që qëndroi i fortë dhe i qetë, edhe kur u sulmua padrejtësisht.
Ky postim nuk është vetëm një reagim. Është një thirrje. Për drejtësi. Për reflektim. Për njerëzi. Sepse dhuna nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë pjesë e asnjë formati, asnjë loje, asnjë shoqërie që pretendon të jetë e shëndetshme.
Faleminderit nga zemra të gjithëve ju që jeni në krah të Gjestit.
Dashuria juaj i jep forcë.”
Gjesti, nga ana tjetër, po përballet me situatën me qetësi dhe forcë, duke marrë përkrahje të madhe nga publiku brenda dhe jashtë vendit.