Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, të vitit shkollor 2024-2025, janë hapur ditën e sotme më 8 korrik në platformën e-Albania.
Afati i fundit për regjistrime do të jetë data 31 gusht 2024.
Lajmin e bën të ditur Ministrja e Arsimit përmes një postimi në Facebook, duke sqaruar se afatet e regjistrimit janë unifikuar për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, si dhe janë zgjeruar si afat, për t’i ardhur në ndihmë prindërve.
Postimi i plotë:
Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 8 korrik dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në çdo kohë të përshtatshme për ta.



