Situata e zjarreve vijon të jetë problematike në Karaburun. Gazetari Enrik Mehmeti, raporton për “Balkanweb”, se sasia e flakëve rrezikojnë dhe Llogaranë, e kjo është dhe shqetësimi i autoriteteve. Sipas tij në operacion janë angazhuar gjithsej 500 forca, përfshirë, ushtrinë, zjarrfikëset dhe vullnetarë.
Ndërhyrjet po bëhen në mënyrë sistematike si nga toka e ajri, por erërat e forta, duket se po favorizojnë flakët. Gjithashtu gazetari tregoi, se vatrat që ishin aktive në fshatrat përreth Vlorës, janë neutralizuar dhe shuar.
“Situata problematike është në Karaburun në afërsi të Dukatit. Rreziku më i madh është i Llogarasë, e cila është një nga pikat më të rëndësishme shqiptare. Sa i përket operacionit janë angazhuar më shumë se 500 forca, ushtrie, zjarrfikëse, po ashtu edhe vullnetarë.
Që prej tre ditësh po vijon ndërhyrje me helikopterë. Ushtria ka numrin më madh të personave të përfshirë. Operacioni po vijon pa ndalim, por rreziku është ende i madh. Ka mundur të evitohen flakët në bazën ushtarake të Pashalimanit, ku gjendet dhe armatime, municione të ushtrisë, ndërsa zjarri po përparon në drejtim të zonës së Llogorasë.
Era po e favorizon zjarrin. Flakët në fshatrat e tjera janë shuar. Ato vatra që janë më të përshkueshme dhe nga mjetet”, tregoi gazetari.



