Iniciativa për Maqedoni të përbashkët” protestuan edhe sot për të 32 ditë me radhë. Protesta në Shkup si zakonisht filloi nga Qeveria.
Protestuesit kërkuan edhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Masës së protestuesve iu drejtuan edhe dy ish kryeparlamentarët Lubisha Georgievski dhe Savo Klimovski.
Ata kërkuan organizimin e një peticioni nga qytetarët dhe të dorëzohet në Bashkimin Evropian.
Ata gjithashtu propozuan që organizatorët e protestës të formojnë programin e tyre dhe të kërkojnë zgjidhjen çështjeve të ngecura në gjysmë me datë dhe kohë të caktuar.
Në protestën e sotme morën pjesë rreth 6 mijë qytetarë.