Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Kërçovë, sot ka ngritur padi penale kundër 30 vjeçarit P.S. nga Kërçova, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “ vjedhje “, transmeton Almakos.
Ai veprën penale e ka kryer mbrëmë rreth orës tetë në një bastore sportive që gjendet në rrugën “ 11 shtatori” në Kërçovë ku është futur i maskuar dhe me thikë në dorë nga sporteli ka vjedhur një sasi parash.
Zyrtarët policor me intervenim të shpejt e kanë kapur dhe e kanë arrestuar kryerësin.