Shpresat se së shpejti do të ketë një pikë kthimi në rastin “Monstra” ngadalë po pakësohen. Kjo pasi prokurorja speciale Katica Janeva ende lufton për marrjen e lëndës në shqyrtim, e tek më pas do të kuptohet nëse vërtetë Specilja ka kompetenca ta merr përsipër lëndën. Janeva nuk u përgjigj nëse vlerëson se i ka zhgënjyer qytetarët shqiptar me mungesën e veprimit në lëndë që i tangojnë ata direkt, por tha se ajo është personi që vlerëson se kur duhet nisur priocedurë për ndonjë lëndë, pa bërë të qartë nëse rastin “Monstra” e kanë rezervuar për ndonjë ditë më të përshtatshme.
“Shpresoj se Këshilli i Prokurorëve do të na i dorëzojë materialet për të cilat kemi dorëzuar kërkesë, jo vetëm për Monstrën, por edhe për lëndë të tjera. Ligji është i qartë në këtë drejtim, në afat prej 8 ditësh nga marrja e lëndës, unë do të vendos se a jam ose jo kompetente. Kjo nuk do të thotë se të gjitha lëndët në ndonjë fazë nuk po shqyrtohen. Por se a ka implikacione, a duhet ta marrim në kompetencë, ende për shkak të mungesës së bashkëpunimit, nuk kemi mundur të vazhdojmë me disa veprime që janë në kompetencën tonë”, deklaroi Katica Janeva, prokurore speciale.
Janeva bëri paralele të rastit “Monstra” me krimin financiar në projektin “Shkupi 2014” duke thënë se ka edhe përplot raste që i tangojnë gjithë qytetarët, përfshirë ato shqiptar, por të cilëve ende nuk u ka ardhur koha.
“Mendoj se ka shumë raste që ndoshta është dashur të hapen gjatë kësaj periudhe por ato nuk janë hapur…Si tju them. Dinamikën e vendos unë. Unë vendosa që të mos e hap edhe “Shkupi 2014”, edhe ajo është një lëndë shumë e madhe. Bëhet fjalë për shkeljen e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Ekzistojnë shumë lëndë me shumë indikacione për vepra kriminale bisedat e përgjuara. Puna jonë vazhdon. Data 1 korrik për neve nuk ka asnjë rëndësi pasi mandati i kësaj prokurorie është 5 vite, kështu që ne edhe tre vite do të punojmë dhe do të hapin procedura parahetimore dhe hetimore”, shtoi më tej ajo.
Ditë më parë familjarët e rastit “Monstra” në televizionin Shenja, shprehën zhgënjimin nga Prokuroria Speciale e cila thanë se është dashur ti ketë ata si prioritet, pasi tangohen dy etnitë, por të njëjtin mllef e kishin edhe për kryeministrin Zoran Zaev dhe për kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
“Monstra” peng i speciales dhe Këshillit të… by tvshenjaofficial

