Të njejtën gjë që BDI pretendoi se ka bërë Albin Kurti duke ndërhyrë në zgjedhjet e vendit tonë, edhe Ali Ahmeti nuk po e kursen kryeministrin kosovar, pikërisht një ditë para mbajtjes së zgejdhjeve në Kosovë. Duke ju bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin për të votuar, ai tha se ndërkombëtarët që ka takuar së fundmi nuk janë të kënaqur nga politikat e shtetit të Kosovës.
Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së
“Për fat të keq, çdo ndërkombëtar që kam takuar, brenda dy vjetësh – i pakënaqur nga qëndrimet e politikave që ndërtoheshin nga institucionet e Kosovës. Politika që e ndanin, politika që nuk bashkëpunonin me Amerikën, Europën dhe NATO-n dhe kjo pakënaqësi për fat të keq është shprehur me një revoltë, me një pezëm të madh nga shumë përfaqësues ndërkombëtar në takimet që i kam pasur”.
E zëvendës kryeministri dhe njëherit njëri nga liderët e koalicionit VLEN Izet Mexhiti, nuk nguroi të bëjë thirrje për të votuar Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Izet Mexhiti, zv/kryeministër
-“Për Republikën si shtëpi e popullit,
– Për territorin e integruar CEP MË CEP,
– Për partneritetin si parim,
– Për barazinë dhe dinjitetin,
Të dielen VetëVendoset me zemër për Kosovën!”
Republika e Kosovës të dielën zhvillon procesin e votimit. Ndër favoritët që anketat dhe sondazhet kanë nxjerrë fituese është partia e Albin Kurtit, i cili synon për një mandat të dytë katërvjeçar.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/