Pamjet që shihni vijnë nga vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë, ku një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë u vra aksidentalisht nga djali i tij i mitur. Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e kopshtit zoologjik, ndërsa humbi jetën 39-vjeçari R.Bicerri.
Në pamjet e siguruara nga ‘BalkanWeb’ shihet se forca të shumta policore ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për ‘BalkanWeb’ se punonjësi i ka qenë duke luajtur me bilardo me disa miqtë të tij, ku i biri ka përfituar nga shpërqendrimi i të atit dhe ka marrë prej çantës armën e tij.
Bezat raporton se ka qenë vetëm një e shtënë që ka rezultuar fatale për policin, i cili ndërroi jetë në spital.



