Edhe sot po vazhdon regjistrimi i nxënësve të rinj nëpër shkollat publike për vitin shkollor 2017/2018. Krahasuar me ditën e djeshme sot vërehej numër më i vogël i nxënësve që kishin ardhur për të aplikuar në drejtimet që ata i kishin përzgjedhur.
Drejtoresha e shkollës së mesme për transport dhe shpedicion Biljana Gligorova, u shpreh se edhe pse këtë vit fluksi i nxënëve ka qenë më i madh nga ai i vitit të kaluar, numri i nxënësve maqedonas edhe këtë vit kryeson. Këtë e vërteton edhe fakti që kjo shkollë nga 15 paralale vetëm 4 prej tyre do të ketë në gjuhën shqipe.
“Këtë vit konsideroj se do të ketë 15 paralele, edhe atë 11 në gjuhën maqedone dhe 4 në gjuhën shqipe. Këtë vit regjistrimi, në afatin e parë të ka kaluar shumë mirë dhe jam falënderuese për anketë, sepse pjesëmarrja e nxënësve është e madhe. Kemi paraparë të regjistrohen diku 500 nxënës, mëse 60 përqind regjistrimi është përmbushur. Rezultatet do të shpallen gjatë ditës së nesërme”, deklaroi Biljana Gligorova, drejtoresh e “Vllatko Tasevski”.
Edhe profesoresha Adrijana Iseni, në paralelet shqipe, tha se numri i nxënësve të regjistruar këtë vit ka arritur vetëm në 70 nxënës.
“Interesimi është i madh, faktikisht prej viteve tjera këtë vit kemi pak më shumë nxënës…Kemi dy drejtime, Teknik për Transport dhe Shpedicion dhe Teknik për Elektronikë dhe Telekomunikim.. diku 40 nxënës janë regjistruar në drejtimin e parë, në drejtimin e dytë diku 30”, tha Adrijana Iseni, profesorësh.
Ndërsa për Qendrën shkollore të autotrafikut “Boro Petrushevski”, situata është ndryshe. Zekirja Zekiri, ndihmës drejtor i kësaj shkolle thotë se vitet e fundit vërehet interesim më madh i nxënsve shqiptar në këtë shkollë, në krahasim me ato maqedonas.
“Edhe këtë vit sikur edhe vitet e kaluara është një fluks mesatar në shkollën tonë, sikur edhe vitin e kaluar diku 70 kandidat i kemi pasur në afatin e parë, poashtu i kemi edhe këtë vit 70 kandidat që janë paraqitur për regjistrim në vitin e parë…Në shkollën tonë zakonisht këto tre-katër vite, dominojnë nxënësit shqiptar, pra ka më shumë nxënës që paraqiten nëpër konkurse”, u shpreh Zekirja Zekiri, ndihmës drejtor i shkollës “Boro Petrushevski”.
Megjithatë me numër më të madh të të interesuarve për këtë afat regjistrimi, gjegjësisht afatin e parë, kryeson gjimnazi “Zef Lush Marku” dhe shkolla e mesme drejtimi i mjeksisë “Panço Karagjozov”
Rezultatet e aplikimit nëpër shkolla do të shpallen nesër.
Emine Ismaili /SHENJA/
Vazhdon regjistrimi, rritet interesi për… by tvshenjaofficial

