Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll, ka filluar vizitën dy ditore në Shkup në takime me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe përfaqësuesit e partive opozitare në Kuvend. Pas takimit me kryeparlamentarin Xhaferi, Vajgëll ka takuar ekspertët e BE-së për Projektin parlamentar, koordinatorin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, Afrim Gashin koordinator i grupit parlamentar të Lëvizjes BESA, deputeten e PDSH-së, Merale Yzeiri Ferati por edhe me kryetarët e dy komisioneve për mbikqyrje. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Vajgëll tha se qëllimi i vizitës së tij është edhe bisedimi për projektin ZHAN MONE.
“Do të doja të flasim për projektin “Zhan Mone” të Parlamentit Evropian, që do të thotë përmirësimin e dialogut të aktorëve politik në Maqedoni dhe interaksioni me parlamentarët nga Parlamenti Evropian. Unë pres vetëm mirë kur jam në Shkup”, deklaroi Vajgëll.
Më gjerësisht për takimet e tij në Shkup, Vajgëll do të flasë nesër, në konferencën e paralajmëruar për media. Gjatë ditës së nesërme ai do të takohet edhe me koordinatorin e grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev, me koordinatorin e grupit të deputetëve të BDI-së Ejup Alimi dhe me deputetin e Aleancës për Shqiptarët Syrja Rashidi.
/Mefail Ismaili

