Rritja e rrogës minimale dhe rritja e inflacionit ka përplasur pushtetin dhe opozitën në Kuvend. Deputetja e Lidhjes Social Demokrate, Jovana Trençevska, ka akuzuar Qeverinë dhe Ministrin Durmishi për mungesë të strategjisë dhe për faktin se me ardhjen e Qeverisë VMRO-VLEN është harruar premtimi për rrogë minimale prej 500 euro që ishte kërkesë e vazhdueshme e opozitës. Trençevska ka thënë se Maqedonia e Veriut është vendi i fundit në rajon sa i përket rrogës minimale.
JOVANA TRENÇEVSKA – DEPUTETE E LSDM-SË
Qeveria propozon rritje edhe atë duke pritur deri në mars të 2026-tës ndoshta për 2 mijë denarë mundet edhe më pak për 1.600 denarë. Në këtë fotografi, paga minimale prej 24,370 denarësh neto duket si numër nga një tjetër botë. Kur të llogaritet dallimi mes pagës minimale dhe shportës sindikale, fitojmë një formulë absurde. Për të mbijetuar një famijle sot i duhen 2,66 roga minimale.
Pohimet e Trençevskës i ka përgënjeshtruar ministri Durmishi i cili ka deklaruar se Maqedonia e Veriut sa i përket rrogës minimale është përpara Bullgarisë, Shqipërisë po edhe Serbisë
Sipas tij, opozita bën propozime populiste sa i përket pagës minimale, pa bërë përllogaritjet në bazë të zhvillimit ekonomik, standardit jetësor etj.
BESAR DURMISHI – MINISTRË I EKONOMISË DHE PUNËS
“Sipas eurostatit paga minimale në Europë nga vendi në vend ndryshon, ndërsa ne si vend jemi në mes. Dua t’ju informojë që paga minimale më e ulët se tek ne është në Shqipëri, Bullgari e Serbi. Dhe ju përmendet që po, Shqipëria ka thënë se do e rrisë pagën minimale, ndërkaq për momentin është pas neve, dhe ne jemi pas Kroacisë, Sllovenisë, për arsye se përllogaritet, apo paga minimale përllogaritet në bazë të zhvillimit ekonomik, në bazë të standardit jetësorë dhe nga ajo del se sa do të jetë paga minimale dhe jo shifra dhe propozime populiste”.
Kjo nuk është hera e parë që pushteti dhe opozita përplasen për rritjen e pagës minimale. Qeveria thotë se është në pritje të propozimit që do të japin sindikatat dhe punëdhënësit ndërkaq opozita kërkon rritje emergjente dhe pagë minimale prej 500 eurosh.
Mevludin Imeri /SHENJA/


