Përkundër zërave të ditëve të fundit që kanë qarkulluar në opinion, kryeministri Hristijan Mickoski sot ka mohuar se koalicioni qeveritar po përjeton luhatje. I pyetur se si do ta reformojë qeverinë në rast se, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari do ta lëshojë koalicionin VLEN por edhe Qeverinë, kryeministri tha se nuk ka informacione se Taravari do të jap dorëheqje.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Përkundrazi, mendoj se koalicioni qeverisës funksionon shkëlqyeshëm, ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale dhe si do të pozicionohet VLEN ajo pyetje mendoj se duhet të adresohet tek ata dhe ata t’ju japin përgjigje”.
Sa i përket mundësisë së zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, Mickoski tha se nuk është i sigurt nëse se e tërë opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme por nëse dëshirojnë ata janë të gatshëm për to.
Ndërkohë, pas deklaratës së djeshme, Taravari tha sot se, ka komunikim me të gjitha partitë politike.
Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë
“Mendoj se asgjë të keqe nuk ka që të kesh komunikim me partitë politike.///Në qoftë se më pyetni mua, unë them se kam komunikim me të gjitha partitë politike, përveç me Ziadin Selën dhe Menduh Thaçin”.
I pyetur se a do të dalin si VLEN në zgjedhjet lokale, Taravari tha se mbrëmë kanë pasur takim që ishte konstruktive, por vendim ene nuk kanë marrë.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme Taravari mohoi se ka realizuar takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, por tha se ka pasur kanale komunikimi.
Teuta Buçi /SHENJA/