Persona të panjohur kanë demoluar mbrëmë shtabin lokal të koalicionit “Rilindje me Besë” në fshatin Sllatinë të Tetovës. Nga kjo parti dyshojnë se sulmi vjen nga banda të lidhura me pushtetin, ndërsa thonë se ky nuk është sulmi i parë. Në një konferencë për shtyp të këtij koalicioni, njoftuan se brenda një javë kanë ndodhur tre sulme në, ku në dy të parat janë identifikuar se sulmuesit kanë qenë aktivist të BDI-së. Në rastin e parë, aktivistë të BDI-së kanë sulmuar në fshatin Nikushtak, anëtarin e kryesisë qendrore, Kastriot Rexhepi, i cili ka evituar një incident më të madh, ndërsa në rastin e dytë thonë se po ashtu militant të BDI-së nga Komuna e Çairit kanë rrahur tre administrator në zyrën e drejtorit. Sulmi mbi shtabin në Sllatinë është i treti me radhë brenda javës së fundit.
“Mbrëmë ka ndodhur edhe një akt barbar dhe qyqar me çka janë thyer xhamat e këtij shtabi që e kemi në Sllatinë. E gjitha nuk përfundo këtu, kur të kemi parasysh provokimet e vazhdueshme që vijnë nga banditët e partisë në pushtet. Ju bëjmë thirrje organeve kompetente që të ndërruarin të gjitha hapat e nevojshme për zbardhjen dhe parandalimin e akteve të dhunës në procesin e zgjedhjeve, pasi kjo është në kundërshtim me të gjitha parimet që u nënshkruan në Marrëveshjen e Përzhinos”, tha Amir Elezi nga koalicioni “Rilindje me Besë”.
Nga Lëvizja Besa janë shprehur të pakënaqur edhe nga reagimi i policisë në të gjitha këto raste si dhe nga mosmarrja e masave për parandalimin e incidenteve të reja.
“Njëkohësisht shprehim zhgënjimin e thellë të policisë, të cilët nuk parandalon asnjë rast të vetëm. Por, u bëjmë me dije se fitorja e madhe e ‘Rilindjes me Besë’ është shumë afër. Prandaj ftojmë shqiptarët që sa më masovikisht të dalin në zgjedhjet e 11 dhjetorit për ta ndalur këtë të keqe e cila na ka kapluar të gjithëve. Tashmë të gjithë e kanë të qartë se nuk ka forcë që e ndal vullnetin e shqiptarëve të Maqedonisë, që janë rreshtuar në koalicionin ‘Rilindje me Besë’”, theksoi Elezi.
Ndryshe, në ditën e parë të fillim të fushatës persona ende të paidentifikuar i vunë flakën edhe një billbordi të bartësit të listës së koalicionit “Rilindje me Besë” në njësinë e parë zgjedhore, Zeqirja Ibrahimi.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Sulmohet shtabi i Lëvizjes BESA në Sllatinë by tvshenjaofficial