Drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, amerikani Chris LaCivita, ka shpërndarë një video në platformën X, ku shfaqet një buf që ha një mi.
“Kush është bufi dhe kush është miu”, -shkruan LaCivita në postimin e publikuar, duke ironizuar kështu kryeministrin Rama.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama prej kohësh e quan kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, buf kënete.
Ndërkohë Berisha iu është përgjigjur duke e prezantuar bufin si simbol të mençurisë.
Rama në zyrën e tij, ka vendosur një dekor bufi i cili duket në çdo video të kryeministrit në rubrikën “Sy m’sy”.