Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka konfirmuar bisedimet me Lëvizjen BESA për mundësinë e formimit të një koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet lokale. Ai tha se kjo çështje do të bisedohet edhe në kryesinë e partisë e cila do të mblidhet sonte në selinë qendrore në Tetovë
Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët
“E kemi një komision partiak i cili merret me negociata me partitë politike në lidhje me zgjedhjet lolake. Sot kemi edhe mbledhje të Kryesisë Qendrore dhe në ditët në vazhdim do të informoheni për gjithçka. Deri më tani asgjë nuk ka të konkretizuar”
Ai këto komente i bëri gjatë prezentimit të prurjeve të reja në partinë e tij. Aleancës për Shqiptarët sot ju bashkua dhe BDK e Hysni Shaqirit dhe disa aktivistë të sektorit civil. Sela dhe Shaqiri thanë se janë të hapur edhe për afrimin e forcave dhe individëve të tjerë në Aleancë.
Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët
“Gradualisht Aleanca për Shqiptarët veçmë po nis misionin për të bashkuar sa më tepër kuadro, parti politike, asociacione të sektorit civil, në mënyrë që misionin të cilin ka marrë përsipër ta çojë deri në fund. Kjo aleancë nuk do të kishte kuptim nëse do të bashkonte vetëm subjekte politike dhe shoqata joqeveritare, por Aleanca është në momentin që bashkon rreth saj edhe sa më tepër popull”
Hysni Shaqiri, kryetar i BDK-së
“Ne si BDK do të jemi pjesë përbërëse e integruar në Aleancë. Vlerësimi jonë, i strukturave tona edhe pse s’kemi pas aktivitet konkret, por si subjekt kemi ruajt konceptim, kemi ardhur në përfundim se në kuadër të Aleancës për Shqiptarët është momenti që të japim një kontribut duke vlerësuar fqizimin e votës së shqiptarëve”.
Duke komentuar zhvillimet brenda koalicionit të deritanishëm dhe përplasjet me Vesel Memedin, Sela tha se bashkimi i Aleancës në një parti ka qenë marrëveshje e dakorduar që në fillim, për të cilën akuzoi se Memedi nuk e ka mbajtur fjalën. Arben Zeqiri /SHENJA/
Sela: Po bisedojmë me BESËN për koalicion… by tvshenjaofficial

