Të punësuarit në ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor, ministrisë për transformim dixhital, ministrisë së pyjeve dhe ujrave, ministrisë së drejtësisë, ministrisë së kulturës dhe turizmit, ministrisë së ekonomisë dhe punës, ministrisë së transportit, entit shtetëror të statistikave dhe arkivit shtetëror kanë protestuar sot para ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor duke kërkuar rritje të pagave për 30%. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve Trpe Deanoski kërkoi që sot në seancë të qeverisë të gjendet një zgjidhje e cila do ta zgjidhë, siç tha ai, këtë problem shumëvjeçar. Ai theksoi se këto propozim-marrëveshje kolektive janë dorëzuar në Ministrinë e Financave para miratimit të Buxhetit 2025, por për arsye të pakuptueshme për to, Ministria e Financave nuk ka miratuar mjete për ata.
TRPE DEANOSKI, KRYETAR I SINDIKATËS
“Pagat e të punësuarëve në institucionet të cilët sot protestojnë fillojnë nga 25.000 denarë, paga mesatare në këto institucione është 29.000 denarë, ndërsa paga mesatare në nivel shtetëror është 42.124 denarë. Rritjen që e kërkojmë prej 30% nënkupton që të punësuarit do të merrnin 6000 denarë rritje në pagë, por pavarësisht kësaj sërisht të gjithë të punësuarit do të ishin me paga nën mesataren shtetërore. Kjo kërkesë e jonë është e vjetër tashmë 4 vite. Për këtë shtesë në paga kemi protestuar vite më pare por fatkeqësisht asnjë qeveri nuk I doli në mbrojtje kërkesave tona”.
Denaoski tha se qëllimi I tyre nuk është që ta dëmtojnë buxhetin e shtetit por në mënyrë paqësore, me dialog të ndahen mjete nga buxheti për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive. Ai njoftoi se protestat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës çdo ditë nga ora 11 deri në ora 11:30, ndërsa tha se të premten do të protestojnë para ministrisë së financave nga ora 11 deri në ora 12.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/