“Zotëri Hitler, nuk vlerësoj se ju ka hije ta bëni këtë cirk në këtë Këshill. Nuk ju ka hijë kjo që po bëni. Së pari po e shkelni Kushtetutën. E dyta jeni një hajdut, jeni një vjedhës. Nuk është në rregull kjo qëpo bëni. Ai mikrofon është në pronësi të Qytetit të Shkupit dhe i shërbimeve.”
Me këto fjalë Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, gjatë seancës së sotme të këshillit të qytetit e ka ofenduar dhe akuzuar krytakin e Këshillit të qytetit të Shkupit, Trajko Sllavevskin nga rradhët e VMRO-DPMNE-së.
E gjithë kjo maskaradë nisi për një mikrofon dhe për një mikrofon.
“Zonja Arsovska urdhëroni. Ja ky mikrofon është në dispozicionin tuaj. Keni kolltuk i cili është më i rehatshëm nga ajo se ku uleni në ‘stol gomari’
Arsoska rastin e ka paraqitur edhe në polici, pasi sipas saj, mikrofoni është grabitur qëllimisht, ndërsa nga policia mënjëher kanë arritur në vendë-ngjarje dhe kanë inspektuar ambientet e qytetit të Shkupit
Nga Shërbimet e qytetit kanë dhënë një deklaratë për policët të cilët po bënin denoncim. Ata deklarojnë se mikrofoni është pronë e qytetit dhe se duke mos e pasur atë, është kryer një vjedhje dhe është dëmtuar institucioni.
E para e qytetit të Shkupit gjithashtu ka akuzuar Sllaveskin se ata si VMRO-DPMNE, po i organizojnë sindikatat kundër saj, pasi sipas Arsovskës e dinë të gjithë qytetarët.
Samir Mustafa /SHENJA/