Euforia dhe përgaditjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti, kanë filluar më herët sesa është pritur. Kryeministri dhe njiherit edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, parti kjo që fitua shumicë të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare është i bindur se do VMRO-DPMNE dhe koalicione do të fitojnë bindshëm dhe do të udhëheqin me shumicat e komunave në vend.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Jam një optimist i vërtetë se koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të jetë ai që do të jetë fitues absolut, në bazë të anketave që kemi. Tani do të shohim në terren se si do të jetë dhe cili është vullneti i qytetarëve. Por ne kryejmë rregullisht të paktën dy, dhe ndonjëherë edhe tre, matje të opinionit publik çdo muaj përmes disa atributeve që i testojmë përmes politikave të caktuara, për të parë nëse jemi në rrugën e duhur apo jo dhe vlerësoj që deri tani, nga shifrat që kemi, po përmirësohemi muaj pas muaji. Janari ishte më i mirë se dhjetori, që ishte më i miri.”
Ndërkaq, sa i përket shkarkimit të Këshillit Gjyqësor për të cilët është ngritur interpelancë, Mickoski tha se nuk ka se si të shkarkohet me forcë Këshilli Gjyqësor dhe as anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi. Sipas tij, ata nuk mund të japin dorëheqjen pavarësisht votës së mosbesimit. Por, siç tha i pari i qeverisë, lufta për ndryshime në sistemin gjyqësor do të jetë me presion publik.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Nuk mund të bëjmë asgjë me forcë. Ligji i mbron deri në fund. Sigurisht, ky është ligji, ata mund t’i thonë vetes: “Ne nuk do të japim dorëheqjen dhe do të vazhdojmë të shtyjmë deri në përfundimin e mandatit”. Përndryshe, cilat janë mjetet? Këtu, pra nuk ka asnjë dilemë. Mjeti është publiku. Ne luftojmë publikisht. E vërteta është më e sakta në publik. Ne do të luftojmë me publikun. Vlerësoj që publiku nuk është i kënaqur me punën e kësaj përbërje të Këshillit Gjyqësor dhe mendoj se nuk ka mjet më të mirë se publiku”.
Kryeministri Mickoski theksoi se nëse ata shkarkohen, zgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit Gjyqësor do të bëhet sipas ligjit në fuqi.
Samir Mustafa /SHENJA/