Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për kërkesen e lidhjes së sindikatave për rritje të pages minimale tha se mund të bëhet vetëm nëse punëtorët dhe punëdhënësit dakordohen për pagën minimale prej 30 mijë denarëve, ku punëdhënësit do ti mbulojnë plotësisht shpenzimet, atëherë thekosi ai, qeveria do të pranojë këtë. Sipas Mickoskit LSM po shndërohet në “skenë partiake për koalicion të LSDM-së, Levicës dhe BDI-së”.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Më vjen keq që sindikata po shndërohet në fazë partiake të kolaicionit LSDM, LEVICA dhe BDI dhe praktikisht ajo që ata e flasin në kuvend këta e flasin në konferenca. Më vjen keq që ky propozim ka munguar në të kaluarën. Më vjen keq që Qeveria, e cila për shtatë vjet funksionoi në kushte ku digjeshin njerëz të gjallë në spitale modulare, pati aksidente si i Llaskarcës dhe Besa Trans në Bullgari . E kuptuan pas 7 vitesh dhe mendojnë se tani do të shterojnë buxhetin, që të mos ketë më për rrugë, për shkolla, kopshte etj. Ne jemi një qeveri që e kemi mbështetur ekonominë me 250 milionë euro. Ne ofrojmë normën më të ulët të interesit prej 1.95% “.
Mickoski thotë se kontributet shtesë për të cilat ata kërkojnë që ti paguajë Qeveria, në rast të marrëveshjes, nuk janë të parapara në buxhet. Ai theksoi se njëherë duhet të fromohet komisioni për vërtetimin e vlefshmërisë së sindikatës e pastaj ata të diskutojnë.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/