Viti 2025 ka pasuar me lindje të dyfishtë, vetëm 1 minut pas mesnate në klinikën gjinekologjike të Çairit është sjellë në jetë një foshnjë vajzë, ndryshe nga klinika Universitare të Gjinekologjisë në Shkup. Drejtoresha e Gjinekologjisë së Çairit, Pranvera Izair, njoftoi se foshnja është e shëndetshme, peshon 3kg 110g, dhe është e gjatë 50cm. Theksoi që po ashtu edhe nëna është në gjendje të mirë shëndetësore.
Pranvera Izair, drejtoresha e Gjinekologjisë së Çairit
“Ne patëm fatin që në spitalin tonë, një minutë pas mesnate, në ndërrimin e motmoteve të fitojmë beben e parë në gjendje të shkëlqyeshme. bebja është vajzë, peshon 3kg 110g, është e gjatë 50cm. Kjo bebe për ne simbolizon një harmoni një mirëqenie dhe gëzon një shëndet për çdo familje në shtetin tonë”.
Po ashtu, ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, ishte për vizitë edhe në klinikën gjinekologjike të Çairit për të vizituar foshnjën e parë të lindur në këtë klinikë. Ai potencoi se deri më tani vetëm në Shkup kanë lindur 9 fëmijë që siç tha ai është trend shum i mirë.
Arben Taravari, ministër i shëndetësisë
“Kënaqësi e veçantë që me ekipin tonë sot ta vizitojmë edhe klinikën gjinekologjike të Çairit. Informata të mira morëm prej në mëngjes,në minutin e parë të vitit 2025, 2 bebe të lindura. Njëri në klinikën e gjinekologjisë në qendrën klinike, dhe bebja e dytë këtu në Çair. Fatmirësisht të dy nënat dhe të dy fëmijët janë në gjendje shumë të mirë dhe të kënaqur prej shërbimeve shëndetësore që i kanë marrë. Dhe informata tjetër shumë e mirë që gjithsej deri më tani vetëm në shkup në klinikën e gjinekologjisë në qendrën klinike dhe në klinikën e gjinekologjisë këtu në Çair kanë lindur 9 fëmijë që është trend shum i mirë”
Ndrëkaq, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se kanë ndarë vauçerin tradicional për foshnjën e parë në këtë komunë.
Visar Ganiu, Kryetar i Komunës së Çairit
“Komuna e Çairit në mënyrë tradicionale çdo vit vjen dmth menjëher pas orës 00:00, ose më 1 janar bebja e parë që lind, dmth ne ndajmë një vauçer të cilin ne e kemi miratuar edhe në këshill dhe është tradicional dhe nga informatat që i morëm kuptova që dëshirojmë që ky vit të jetë ashtu me intenzitet, për shkak se numri çdo vit në këtë klinikë është i madh i lindjeve dhe ajo tregon edhe njëher për cilësitë dhe kualitetin dhe shërbimet që i jep ky instituticion”.
Ata urojnë që ky vit të sjellë edhe më shumë lindje nga çka ka pasur deri më tani.
Anida Murati /SHENJA/