Fronti Evropian kërkon dorëheqje të menjëhershme të Afrim Gashit nga posti i Kryetarit të Kuvendit, pasi ky i fundit në një intervistë televizive tha se gjuha maqedonase është gjuhë e vetme zyrtare në Maqedoninë e Veriut në komunikimin ndërmjet institucioneve, ndërkaq gjuha shqipe është gjuhë e përkthyer.
Deputetja e Frontit, Arbana Pasholli, tha se ajo deklaratë përbën jo vetëm një gënjeshtër të hapur, por edhe një tradhti të rëndë ndaj popullit shqiptar, historisë dhe të drejtave të fituara me shumë mund.
ARBANA PASHOLLI, DEPUTET E FRONTIN EVROPIAN
“Afrim Gashi nuk përfaqëson askënd veç vetes dhe interesave të ngushta të atyre që e vendosën në këtë pozitë. Ai nuk është një zë për popullin shqiptar dhe nuk mishëron vlerat, krenarinë apo aspiratat tona. Afrim Gashi ka kaluar një vijë që asnjë shqiptar nuk duhet ta kalojë. Historia do ta mbajë mend këtë tradhti, dhe populli shqiptar nuk do ta falë. Kërkojmë dorëheqjen e tij të menjëhershme nga posti i kryetarit të Kuvendit. Ai do të mbetet turpi i popullit tonë, i historisë sonë”.
Ndërkaq, e pytur se a kanë komunikim me ish zv/kryeministrin Artan Grubin, i cili është larguar nga vendi tash e disa ditë, Pasholli tha se nuk dëshiron të komentoj këtë rast.
ARBANA PASHOLLI, DEPUTET E FRONTIN EVROPIAN mk
“Nuk e komentoj, z.Grubi është deklaruar se nuk është pjesë e skenës politikës, kështu që nuk kam çfarë të komentojë”.
Kujtojmë se Prokuroria Publike ka lëshuar flet-arrest ndërkombëtar për ish zv/kryeministrin, Artan Grubin dhe ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, të cilët akuzohen për keqpordorime në Lotari, ndërsa të dy janë të pakapshëm për organet e rendit, pasi të njejtit janë larguar nga vendi dhe ende nuk dihet se ku gjenden.
Samir Mustafa /SHENJA/