Një edukatore kopshti është shpallur në kërkim pasi prindërit e një të mituri e kanë denoncuar për dhunë fizike ndaj djalit.
Teksa vijojnë kërkimet për arrestimin e shtetases R.G., 46 vjeç, janë publikuar pamjet nga momenti i dhunës së ushtruar ndaj fëmijës së mitur, në ambientet e kopshtit ku ajo ishte e punësuar.
Pamjet e siguruara nga gazetari Igli Çelmeta, paraqesin qartazi momentin e keqtrajtimit të edukatores ndaj të miturit.
Në video shihet se si ajo qëllon fëmijën me shpulla në fytyrë disa herë.
Ngjarja ndodhi në kopshtin privat “Gledis” në zonën e Astirit. Dhuna u denoncua nga prindit e vogëlushit të dhunuar. Mësohet se pas ngjarjes, 46-vjeçarja është pushuar nga puna nga pronari i kopshtit.