Parlamenti Evropian ka kompletuar listën e raportuesve për vendet e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Për Maqedoninë e Veriut raportues do të jetë deputeti i Partisë së Gjelbër, Thomas Waitz nga Austria. Raportues për Shqipërinë do të jetë deputeti nga Austria, Andreas Shrieder. Për Kosovën për postin e raportuesit në Parlamentin Evropian, kësaj radhe i ka takuar eurodeputetit estonez nga Partia Popullore Evropiane, Riho Terras.
Deputeti liberal nga Sllovenia, Marjan Sharec, do të jetë raportues për Malin e Zi. Tradicionalisht, në 20 vjetët e fundit raportuesi për Kosovën gjithmonë nga qenë nga radhët e Grupit të të Gjelbërve. Ky grup shënoi rënie të mbështetjes në zgjedhjet e fundit për Parlament të mbajtura më herët gjatë këtij viti.
Nga radhët e Partive Popullore Evropiane si raportues për Bosnje e Hercegovinë është caktuar deputeti Onderj Kolar nga Çekia.
Raportues për Serbinë në PE është caktuar të jetë deputeti socialdemokrat nga Kroacia, Tonino Pikula. Nga pushteti në Serbi ka pasur reagime të ashpra, shpesh edhe fyese, pas emërimit të këtij ish-ministri të Jashtëm të Kroacisë si raportues për këtë vend.
Raportues për Ukrainën do të jetë Mikchael Gahler nga Partitë Popullore Evropiane, për Moldavinë Sven Mikser nga radhët e Socialistëve dhe Demokratëve, për Turqinë Nacho Sanchez Amor nga Socialistët dhe Demokratët, ndërsa për Gjeorgjinë Rasa Jukneviçiene.
Këta raportues në pesë vjetët e ardhshme do t’i ndjekin për së afërmi zhvillimet në vendet përkatëse dhe do t’i përpilojnë raportet vjetore. Përmes këtyre raporteve do të vlerësohet përparimi i këtyre vendeve në procesin e reformave dhe në përmbushjen e kritereve për integrim në Bashkimin Evropian. Këto raporte pastaj miratohen edhe si rezoluta të Parlamentit Evropian.
Merxhane Iseni /SHENJA/