Ministri i Tregtisë i Türqisë, Ömer Bolat, i cili ndodhet për vizitë në Maqedoninë e Veriut si pjesëmarrës në Forumin e Biznesit Türqi-Maqedoni e Veriut, u prit në një takim nga kryeministri Hristijan Mickoski.
Bolat theksoi se gjatë takimit diskutuan për investimet e kompanive turke në Maqedoninë e Veriut dhe dëshirën e tyre për të marrë pjesë në projekte të reja për rritjen e vëllimit të tregtisë dypalëshe.
Ai tha se në takimin e sotëm me kompanitë turke të ndërtimit, me pjesëmarrjen e kryeministrit Mickoski, do të diskutohen të gjitha aspektet e bashkëpunimit në projektet infrastrukturore në Maqedoninë e Veriut.
Në kuadër të vizitës së tij në vend, ministri Bolat u takua me ministrin e Ekonomisë dhe Punës të Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi. Ministri Durmishi në tha se Republika e Turqisë është ndër partnerët më të rëndësishëm tregtarë dhe një vend që vazhdimisht investon në ekonominë e Maqedonisë së Veriut në sektorë të ndryshëm si një partner strategjik investues.
“Të dhënat e shkëmbimit tregtare tregojnë se Republika e Turqisë vitin e kaluar u rendit e 7-ta në listën e vendeve me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut ka vëllimin më të madh të shkëmbimit tregtar”, tha Durmishi.
Ndërkohë, ministri Bolat, është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, gjatë të cilit ranë dakord që të zgjerojmë fushëveprimin e Marrëveshjes ekzistuese të Tregtisë së Lirë. /SHENJA/