Ngrirja e çmimeve nuk është masë e tregut por nëse qeveria dëshiron të ndërhyjë për të mbrojtur popullatën, duhet të aktivizojë rezervat e mallrave, të cilat gjithmonë janë mekanizëm më i mirë në këtë situatë, tha sot drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Antoni Peshev. Sipas tij, ekonomitë në botë kanë një qasje tjetër dhe nuk e zgjidhin problemin me ngrirjen e çmimeve. Është më mirë, tha ai, të subvencionohet ajo pjesë e popullatës që ka realisht nevojë, por edhe të ndihmohet duke ulur drejtpërdrejt taksat doganore, duke ndihmuar në importin e retro-materialeve , duke subvencionuar energjinë elektrike, me mekanizma që e bëjnë prodhimin vendas më konkurrues.
ANTONI PESHEV, DREJTORI EKZEKUTIV I ODËS EKONOMIKE
“Qeveria arriti në këtë masë, duke dashur të ulë presionin mbi popullsinë që u gjend në probleme ekonomike, por mendoj dhe keni dëgjuar edhe ju, që të gjitha ekonomitë e botës i qasen problemit pak më ndryshe. Ne mbështesim pikërisht atë parim – jo për të ngrirë çmimet, por për të subvencionuar popullsinë që ka vërtet nevojë. Ngrirja e çmimeve i vë kompanitë në një pozitë të pafavorshme ekonomike”.
Ngrirja e çmimeve, thekson ai, është një masë që nuk mund të zgjasë shumë dhe pas përfundimit të saj do të ketë sërish rritje të çmimeve.
ANTONI PESHEV, DREJTORI EKZEKUTIV I ODËS EKONOMIKE
“Kjo masë nuk mund të zgjasë shumë dhe pas përfundimit të saj do të kemi sërish problemin e rritjes së çmimeve. Ndërkohë, kompanitë, produktet e të cilave u prekën nga ngrirja e çmimeve humbën shumë para. Prandaj ne qëndrojmë gjithmonë për treg dhe jo për masa populiste”.
I pyetur nëse e kanë komunikuar këtë me Qeverinë, Peshev tha se kanë diskutuar dhe se ato kanë dalë me disa deklarata, por theksojnë se qeveria ka të drejtë të ngrijë çmimet.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/