Video-incizimi i filmuar në kabinetin e Zoran Zaevit si kryetar i Strumicës, megjithatë do të përdoret si provë kundër kryeministrit në procesin gjyqësor “mitmarrja”.
Zaev njoftoi se gjykata ia ka refuzuar kërkesën për ta hequr këtë incizim nga lista e provave pasi e quan si të filmuar në mënyrë të paligjshme dhe të publikuar në mënyrë të paligjshme dhe për këtë insiston edhe më tej se është vepër e prokurorit të lëndës dhe ish kryeprokurorit Marko Zëvrlevskit në formë të hakmarrjes politike.
ZORAN ZAEV, I AKUZUAR PËR MITMARRJE
“Na u dorëzua vendimi me të cilin na refuzohet kërkesa për heqjen e inçizimeve të publikuara nga lista e provave pasi ne kërkuam heqjen e tyre, meqë ato tashmë ishin publikuar në Youtube. Ato janë masa të paligjshme të hetimit dhe besoj se nuk duhet përdorur në procedurë…Vetëm Prokuroria Publike është e autorizuar për menaxhim dhe ruajtje të incizimeve”
Zaevi vlerëson se vetëm publikimi i tërësishëm i incizimit të asaj dite do tia zbardhte fytyrën para publikuat pasi siguron se incizimet që rrodhën në internet janë të prera dhe kurdisura të duken vetëm nga një kënd.
ZORAN ZAEV, I AKUZUAR PËR MITMARRJE
“Po ta kisha gjithë materialin e filmuar do e publikoja, me qëllim që të merret vesh e vërteta për mua. Vetëm inçizimi i plotë do të mund të dëshmojë se gjithë kjo punë është e montuar dhe është përgatitur që të duket sa më e shëmtuar. Qoftë edhe nëse nuk ndryshon asgjë në procesin gjyqësor, ky incizim të paktën do e zbardhë fytyrën time”
Gjykimi i paraparë për sot u anulua për pas zgjedhjeve pasi gjykatësja Diana Gruevska Ilievska dje ishte sëmurë dhe ka kërkuar pushim mjekësor. Në mungesë të sajë nuk mund të zhvillohet gjykimi, kështu që termini i ardhshëm me kërkesë të Zaevit u la 20 nëntori. Kryeministri kërkoi këtë prolongim prej afro dy muajsh duke theksuar se dëshiron që gjykimi të bëhet pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale meqë do të jetë i zënë.
/Ferikan Iljazi Arifi src=”https://www.youtube.com/embed/0Rjm0lbwr2Y” width=”560″ height=”315″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]

