Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka shqiptuar 12 sanksione në kopshte private për shkak të parregullsive të konstatuara. Pas kontrollit të jashtëzakonshëm nga shërbimet inspektuse në 38 kopshte private, është konstatuar se 11 nga kuzhinat e kontrolluara nuk janë të regjistruara në AUV si operatorë ushqimor dhe 4 nga kuzhinat në kopshtet private nuk i kanë respektuar kërkesat higjienike që i referohen procedurave të pazbatuara të Praktikës së Mirë Higjienike.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë
“Me kontrollet e bëra u konstatua se 11 nga kuzhinat e kontrolluara nuk janë të regjistruara në AUV si operatorë ushqimor, për të cilat janë lëshuar urdhra për regjistrim të menjëhershëm dhe janë shqiptuar gjoba.Kërkesat higjienike që i referohen procedurave të pazbatuara të Praktikës së Mirë Higjienike, është konstatuar se nuk i kanë respektuar 4 nga kuzhinat në kopshtet private, ndërsa një operator me ushqim nuk ka zbatuar kontroll shëndetësor të obligueshëm të personave të punësuar në kuzhina. Për të eliminuar mospërputhjet e konfirmuara, janë lëshuar 14 vendime me urdhër”.
Me kontrollet e jashtëzakonshme te ky lloj i operatorëve me ushqim, njoftojnë nga Agjencia nuk është gjetur ushqim i pasigurt.
Ndërkaq, nga inspektime të jashtëzakonshme në objekte të shitjes me pakicë – minimarkete dhe dyqane ushqimore, javën e kaluar, Agjencia kishte asgjësuar 30 kilogramë produkte të pasigurta, mish i ngrirë, bulmet, mish i përpunuar dhe mbi 66 litra kos.
Emine Ismaili /SHENJA/