Televizioni Shenja sot shënon 10 vjet të punës së palodhshme në hapësirën mediatike të Maqedonisë së Veriut. Një dekadë plot sfida, presione dhe përpjekje për t’ia mbyllur gojën, por edhe pas një dekadë një gjë ka mbetur e pathyeshme: përkushtimi ndaj së vërtetës dhe gazetarisë së ndershme. Gjatë këtyre viteve, Shenja ka kaluar baticat dhe zbaticat e një tregu mediatik të vështirë, por asnjëherë nuk është lëkundur nga standardi profesional. Nuk ka pasur lajme të rreme. Nuk ka pasur kompromis me faktet. Nuk ka pasur devijim nga etika. Televizioni Shenja ka qenë dhe mbetet i saktë. E gjitha kjo është përmbledhur më së miri në slloganin që ka shoqëruar këtë udhëtim: “Shenja godet në shenjë”. Një premtim që jo vetëm është thënë, por është mbajtur në çdo edicion lajmesh dhe në çdo raportim nga terreni. Shenja është dëshmuar si zë i qytetarëve, si tribunë e së vërtetës dhe si institucion që nuk është përkulur para presioneve politike apo ekonomike. Përpjekjet për ta heshtur nuk kanë pasur sukses, sepse kur në qendër është e vërteta, zëri forcohet më shumë. Dhjetë vjet pas hapit të parë, Televizioni Shenja mbetet simbol i gazetarisë së paanshme dhe të përgjegjshme. Me të njëjtën energji dhe vendosshmëri si ditën e parë, ky televizion hyn në dekadën e re më i fortë, më i pjekur dhe më i përkushtuar se kurrë ndaj misionit të tij: t’u shërbejë qytetarëve me informacion të besueshëm dhe të drejtë. Urime 10-vjetorin! Udhëtimi vazhdon.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Tri vjet nuk e pa nënën, Olechka zbulon të kaluarën e dhimbshme, tregon edhe se është në listën e zezë në Bjellorusi
- Një mama single, vushtrriasja paralajmëron hallakamë në Big Brother – a do ta përballojnë banorët e tjerë?
- E bija e madhe e Shyhrete Behlulit zbulon një sekret të madh nga jeta e saj – nuk e paskemi njohur deri më tani
- Siria heq kërkesën për miratim paraprak të hyrjes për shtetasit amerikanë dhe britanikë pas polemikave
- Iu desh një raport mjekësor për ta bindur, ky është lajmi tronditës që Beharja e mori sa ishte akoma në Big Brother
- Bejta ua këputi shpresat krejt vajzave, e konfirmon LIVE se është në një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brotherit
- Venera Azizi: Me Kosovën e nisëm, me Shqipërinë po e përmbyllim
- Sulmohet brutalisht një i mitur para shkollës në Rashçe, 5 bashkëmoshatarë e rrahin me grushte, shqelma dhe sende të forta



