Qendra për të huaj në Gazi Babë do të zëvendësohet me një qendër të re për të cilën MPB përmes IPA fondeve mori mjete për ndërtim që i plotëson kushtet, theksoi sot në konferencën për shtyp drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Llaze Vellkovski.
“Qendra për pranim në Gazi Babë është tejet e shkatërruar dhe është në gjendje katastrofale dhe nuk i plotëson as minimalisht kushtet për të cilat është e dedikuar”, tha Vellkovski.
Ai edhe një herë konfirmoi se qendra e vjetër në Gazi Babë nuk do të ekzistojë pasi të ndërtohet e reja dhe theksoi se kjo do të thotë se nuk është Qendër plotësuese por zëvendësim i qendrës së vjetër e cila nuk ka kushte.