Sot (11.03.2022) me urdhër të Gjykatësit në procedurë paraprake, nëpunës policorë të SPB Veles-Seksioni për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë, paraprakisht pas koordinimit me Departamentin e Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme pranë Byrosë për Siguri Publike, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të N.C. (28) nga Velesi.
Gjatë bastisjes, në shtëpi dhe në oborrin e shtëpisë janë gjetur pesë paketime më të mëdha në të cilat ka pasur nga rreth një kilogramë marihuanë, gjithsej rreth pesë kilogramë, e cila ka qenë e groposur në oborr. Marihuanë është gjetur edhe në automjetin e tij ”ford fiesta” dhe në një dhomë në shtëpi, ku përveç marihuanës janë gjetur edhe kapsula dhe rreth 50.000 denarë, për të cilat ekziston dyshim i bazuar se janë nga shitja e drogës. N.C. është arrestuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij deri te PTHP Veles do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal.