Një fëmijë ka ndërruar jetë nga aksidenti i djeshëm në autostradën Shkup-Veles, përcjell TV21. Aksidenti saktësisht ka ndodhur para pikëpagesës Sopot.
“Automjeti i pasagjerëve “Renault Clio” me targa të Negotinës, i drejtuar nga shtetasi D.V. (38) nga Negotina, ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë lënduar rëndë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i mitur (fëmijë), të cilët janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Veles, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekjen e të miturës. Gjithashtu, pasagjerja V.V. (28) nga Negotino është lënduar rëndë dhe është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” – Shkup”, njoftojnë nga MPB.