Një grua ka vdekur mbrëmë në Suharekë, teksa Policia e ka cilësuar rastin si “Vrasje nga pakujdesia”.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë se dyshimet e para janë që pas një aksidenti, i dyshuari e ka shtyrë viktimën nga vetura, ku si pasojë ajo ka vdekur.Ai tha se pas rishikimit të provave në vend të ngjarjes është vërtetuar se viktima nuk ka vdekur nga lëndimet në aksident, por dyshohet se është shtyrë nga një person.“Është raportuar për një aksident trafiku, policia ka dalë ne vendin e ngjarjes ka qenë një viktimë femër e vitit të lindjes 1956. Pasi që është bërë rishikimi i provave është vërtetuar se viktima nuk ka vdekur nga lëndimet në aksident dhe nuk dihen shkaqet e vdekjes. Por sipas hetimeve të parë është arrestuar ui dyshuari pasi dyshohet se pala e dyshimtë dyshohet se e ka shtyrë viktimën nga vetura dhe pastaj viktima ka vdekur. Viktima ka qenë pjesëmarrëse në aksident”, ka thënë ai për Express.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Shasivari: Austria, partner strategjik në rrugën drejt BE-së dhe në forcimin e shtetit të së drejtës
- Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
- Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut
- 3 persona të lënduar në aksidentin në Çair, policia jep detajet
- Haradinaj: Tërheqja e ligjit për Specialen, një intrigë mes PDK-së dhe Presidentes
- Tragjedia e Arlindës: Si vendimet e gabuara e çuan në fatalitet
- Analisti i drejtohet Ramës dhe Berishës: Pasi të lini pushtetin, në ç’hale do të jetoni?
- Organizata rinore e konservatorëve gjermanë kërkon dislokimin e ushtrisë në protestat studentore



