Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve me propozim të Prokurorisë publike në Gjykatën themelore penale të Shkupit sot në orë 10 duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë ndaj të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.
Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve me propozim të Prokurorisë publike në Gjykatën themelore penale të Shkupit sot në orë 10 duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë ndaj të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.
Në seancat e kaluara, ka dëshmuar nëna e Vanjës, vajza e Zhezhovskit dhe burri i saj, si dhe disa persona të përfshirë në hetimin e dy vrasjeve, mes tyre inspektorë dhe anëtarë të partisë politike “E Djathta”.
Gjatë seancës së parë të akuzuarit Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski deklaruan se nuk ndihen fajtorë.
Sipas aktakuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që t’ua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.
E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.
Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë pas kryerjes së veprës penale kundër të cilit procedura do të zhvillohet veçmas.
Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska.