6 Dhjetor 2018 / 9:59
Në Gjykatën Penale sot janë caktuar seanca gjyqësore për rastet e Prokurorisë Speciale Publike”Tenderët”, “Tarifa” dhe “Dhuna në Qendër”.
Në Gjykatën Penale vazhdon edhe gjykimi i ish ministres së Kulturës Elizabeta-Kançeska-Milevska, e cila është e akuzuara kryesore në rastin e PSP-së “Tenderët”. Kançeska është e akuzuar për keqpërdorimin e tenderëve për ndërtimin e VMRO-së në projektin Shkupi 2014, përcjell Alsat.
Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për rastin “Tarifa”, lëndë e PSP-së, në të cilin të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë. Bëhet fjalë për akuzë për furnizim kundërligjor të sistemit të softuerit për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” që kushton rreth katër milion euro.
Sipas akuzës së PSP-së, të akuzuarit e kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar në procedurë për furnizim publik të softuerit – “ERP Sistem”. Të akuzuarit me mosrealizimin e detyrës zyrtare kanë mundësuar që personi juridik – konsorciumi, i cili më vonë e kishte fituar tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negociatave gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk kishte dorëzuar dokumentacion të kompletuar.
Në Gjykatën Penale në Shkup duhet të mbahet seancë për procedurën e ndarë në rastin “Dhuna në Komunën e Qendrës”. Në këtë rast, akuzohet 14 persona mes tyre i akuzuar është edhe ish kryeministri Nikola Gruevski i cili për momentin është në arrati në Hungari, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së Daniella Rangellova dhe disa persona të tjerë të cilët ishin pjesë e turmës më 10 qershor të vitit 2013 gjatë protestave në Komunën Qendër.
Alsat
Loading…


