4 Tetor 2018 / 9:47
Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin “Tenderët” të Prokurorisë Speciale Publike ku e akuzuar e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.
Seanca për rastin “Tenderët” e cila duheshte të mbahet me 25 shtator ishte anuluar për shkak të mungesës së palës mbrojtëse të të akuzuarve.Rasti “Tenderët”, ka të bëjë me ndërtimin e Muzeut të VMRO-së.
Në Gjykatën Penale sot gjithashtu duhet të vazhdoj gjykimi për rastin “Tarifa” ku në bankën e të akuzuarve pritet të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i “ELEM” Dejan Boshkoski dhe dy persona të tjerë të akuzuar në rastin “Tarifa”. Kjo lëndë ka të bëjë me keqpërdorim të detyrës zyrtare në procedurën e blerjes së sistemit softverik për nevojat e kompanisë shtetërore ELEM. Sipas akuzave, të dyshuarit me mos kryerjen e detyrave zyrtare i kanë mundësuar personit juridik-partneritet, i cili më vonë ka fituar tenderin, pas thirrjes publike është kualifikuar në fazën e dytë për bisedime, edhe pse nuk ka plotësuar dokumentacionet. Vlera e marrëveshjes nga thirrja publike ka qenë 4.092.420 euro, ndërsa dëmi finaciar ka qenë për 456.560 euro.


