Komisioni kuvendor për çështje evropiane sot duhet ta vazhdojë seancën në të cilën debatohet për Propozim ligjin për shfrytëzimin e gjuhëve, në lexim të parë.
Me ligjin parashikohet që në të gjitha organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridik të cilët kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gazeta zyrtare përveç gjuhës maqedonase edhe letre e saj të jetë në gjuhën që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, gjuha shqipe.
Në Dhomën ligjdhënëse sot seanca do të mbajnë edhe komisionet për shëndetësi dhe për punë dhe politikë sociale.
Në rend dite të Komisionit për shëndetësi është Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për studime mjekësore dhe përsosmëri të vazhdueshme profesionale të mjekëve në mjekësi, me procedurë të shkurtuar në lexim të parë.
Anëtarët e Komisionit për punë dhe politikë sociale do t’i shqyrtojnë Propozim ligjin për plotësim të Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë, Propozim ligjin për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit dhe Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë, të gjithë me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.
Data 21.05.2026
Aktuale
- “Mam, bab ai më ka rrahur dhe nuk e duroj dot më!”/ Motra e Xhuana Nikollit tregon fjalët e fundit të shkruara në letër
- Djali i tij i zhdukur prej 4 vitesh, babai i Ervis Martinajt shkon në GJKKO
- Menduh Thaçi: Ahmeti është takuar tinza disa herë me Mickoskin, më informuan nga VMRO-ja
- Alarm në shkollën teknike në Skenderaj: Nxënësve të mitur u gjenden armë, fishekë dhe thikë në çanta
- “Kemi mekanizmin e badenterit për ta bllokuar”, Sela thirrje deputetëve shqiptar për të mos e votuar Ligjin për përfaqësim të drejtë
- Sasho Klekovski emërohet drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me mandat katërvjeçar
- EMRAT- Sherr mes dy personave për parkimin e makinës, njëri prej tyre plagoset me thikë, autori në kërkim
- Kush janë top 100 kompanitë me fitime më të mëdha në Maqedoninë e Veriut? (LISTA)

