Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë kontrolleve të përforcuara rrugore dje janë shqiptuar gjithsej 232 masa, duke përfshirë 34 sanksione për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar, 15 për vozitje pa patentë shoferi, katër për automjete teknikisht të parregulluara në transportin publik.
Nga MPB-ja informuan se janë shqiptuar edhe 14 sanksione për shfyrtëzimin e celularit, shtatë për mos mbajtjen e rripit të sigurimit, 47 kundërvajtje për këmbësorët, nëntë kundërvajtje nga motoçiklistët, gjashtë për rigrupim të paligjshëm, si dhe 65 sanksione për parkim të paligjshëm.
Kontrollet e përforcuara të veprimit në komunikacion vazhdojnë, paralajmërojnë nga MPB-ja dhe apelojnë tek qytetarët që t’I respektojnë rregullat në komunikacion për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.