Ministria për Punë të Brendshme dje (15.11.2021) ka vazhduar kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 177 masa, nga të cilat 59 për tejkalim të shpejtësisë, 13 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 9 sanksione për automjete të paregjistruara, 8 për drejtim nën ndikimin e alkoolit , 48 masa për parkim të parregullt.
Nga MPB-ja apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat në trafik, dhe të kontribuojnë për të rritur sigurinë në komunikacion.




